Meta: Mbështetje për sektorin e peshkimit
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta vizitoi portin e Peshkimit të Durrësit ku bashkëbisedoi me peshkatarët vendas për shqetësimet dhe mundësitë e reja të zhvillimit të këtij sektori.
Kryetari i Kuvendit,z. Meta, shoqërohej në këtë aktivitet nga Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, Sekretari i Përgjithshëm i MBZHRAU, Vojo Bregu, Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Portual të Durrësit, Selim Belortaja si edhe Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe deputeti Spartak Braho.
Gjatë bashkëbisedimit me peshkatarët dhe administratorët në kuvertën e një prej anijeve të peshkimit, Kryetari i Kuvendit u njoh me shqetësimet e tyre n ë lidhje me aktivitetin e peshkimit, ndërsa i garantoi për mbështetjen e institucioneve shtetërore për zhvillimin e mëtejshëm.
Z. Ilir Meta e vlerësoi tepër të rëndësishëm sektorin e peshkimit dhe shprehu angazhimin maksimal të gjithë institucioneve për zgjidhjen e problemeve. Kryetari i Kuvendit u njoh dhe me portin e ri të peshkimit, i cili është në ndërtim e sipër.
Kapiteni dhe bashkëpronari i një prej anijeve më moderne të flotës së peshkimit me teknologji të re, Përparim Zaimi, shpjegoi disa nga risitë dhe kapacitetet që kanë anijet e reja.
Ndërsa Në një prononcim për mediat, Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, z. Edmond Panariti u shpreh se aktualisht flota e peshkimit do t’i nënshtrohet nj ë rinovimi. Z. Panariti tha se do të realizohet edhe një rivlerësim i flotës duke synuar pajisjen me mjete moderne me kapacitete peshkuese më të mëdha dhe sidomos me teknologji të re.
“Së bashku me Kryetarin e Kuvendit z. Meta unë isha sot në një takim të zgjeruar me përfaqësues të peshkimit në Durrës dhe aktualisht ndodhemi në një anije që mund të konsiderohet simbol i rinovimit të flotës së peshkimit një anije e cila ka kapacitete të mëdha për të peshkuar peshk pelagjik, kryesisht açuge dhe sardele gjë që është një vlerë e shtuar për industrinë e peshkimit. Synimi është që t’i rrisim këto kapacitet shfrytëzuese të këtyre peshqve, duke arritur natyrisht kuota peshkimi që nuk i kemi njohur më parë. Për këtë arsye ne kemi rënë dakord edhe mbi bazën e sugjerimit të shoqatës së peshkimit të bëjmë një rivlerësim të flotës duke synuar pajisjen me mjete moderne me kapacitete peshkuese më të mëdha dhe sidomos me teknologji të re”, tha z. Panariti.
Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave komentoi edhe portin e ri të peshkimit, që do të bëhet funksional së shpejti e që do të jetë një mundësi e shtuar për të parkuar anijet e peshkimit.
“Synimi ynë edhe mbi bazën e sugjerimit të peshkatarëve dhe shoqatës së peshkimit është që shumë shpejt të nisim një investim për ndërtimin e një kantieri për riparimin e anijeve të peshkimit. Ajo që është më e rëndësishme dhe që do t’i japë një vlerë të shtuar dhe do të konsolidojë zinxhirin e vlerave të peshkimit, është ndërtimi i një merkatoje të re të peshkut, e cila do të jetë një objektiv që do të realizohet shumë shpejt. Në këtë mënyrë e shoqëruar edhe me një shkollë peshkimi e cila do të bëjë të mundur kualifikimin dhe specializimin e peshkatarëve, për të rritur efektshmërinë dhe rendimentin e të peshkuarit ne mbyllim një zinxhir vlerash në peshkim”, tha z. Panariti.
Z. Edmond Panariti theksoi se Qeveria shqiptare, Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave me paketën e saj të bujqësisë ka marr ë një masë shumë të rëndësishme për uljen e kostos së peshkimit.
“Krijimi i një shkolle peshkimi do të bënte të mundur të forconim, të krijonim kapacitete për peshkatarët, për të zbatuar teknologjitë më të avancuar për të rritur kuotat dhe kapacitet peshkuese të flotës sonë. Qeveria shqiptare me paketën e saj të bujqësisë mori një masë shumë të rëndësishme që lehtëson shumë sektorin e peshkimit sepse ndikon direkt në uljen e kostos së peshkimit. Ne hoqëm taksën e qarkullimit, ne hoqëm taksën e karbonit për naftën që destinohet për peshkarexhat, për anijet e peshkimit, për të bërë të mundur që të ulim automatikisht me 70 lekë të reja çmimin për një litër naftë. Në këtë mënyrë rritet interesi dhe rritet natyrisht edhe kapaciteti për të peshkuar me kosto më të ulët dhe me aftës më të mëdha konkurruese”, tha z. Panariti.
Gjithë ky zinxhir vlerash që ne po konsolidojmë fillimisht duke filluar nga Durrësi që mund të konsiderohet si elita e peshkimit shqiptar, por duke pasur synimin për të zgjeruar edhe në Lezhë edhe në Vlorë edhe në Sarandë, ne do t’i japim një frymëmarrje sektorit të peshkimit për ta bërë atë konkurrues duke qenë se Shqipëria ka plot 410 kilometra vijë bregdetare. Dhe e kombinuar edhe me shfrytëzimin e ujërave të brendshme ne do ta sjellim sektorin e peshkimit në parametrat evropiane dhe do ta bëjmë atë konkurrues edhe me fqinjët”, tha z. Panariti.
Më pas, Kryetari i Kuvendit vizitoi ambientet e kompanisë “Koral”, një më modernët në përpunimin dhe tregtimin e produkteve të detit brenda dhe jashtë vendit.
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti bashkëbiseduan me administratorin e kësaj kompanie, z. Helidon Rruga lidhur me aktivitetin që kjo kompani zhvillon dhe për mundësinë e zgjerimit të mëtejshme të aktivitetit. Aktualisht, kjo kompania ka rreth 160 punonjës, ndërsa zotëron edhe disa anije peshkimi.
“Te fusha e përpunimit mendojmë që mund të shtojmë vetëm volumin e punës, sepse edhe me një investim që mund të bëjmë në janar, e plotësojmë. Pjesa tjetër do të jetë në fushën e peshkimit”, tha administratori i kompanisë “Koral”.