Ilir Meta: Më shumë se gjysma e kandidatëve të Partisë së Lirisë në këshillat vendore do të jenë të rinj

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka thënë se gjysma e kandidatëve të PL-së, në këshillat vendore do të jenë të rinj e të reja.

Në një reagim në Facebook, Meta shkruan se përfshirja e të rinjve në Partinë e Lirisë do të fuqizojë rolin e tyre shumë shpejt, duke shtuar se rinia është fuqia e ndryshimit.

“Përfshirja e të rinjve në Partinë e Lirisë do të fuqizojë rolin e tyre në vendimmarrje shumë shpejt. Pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet vendore dhe rikthimi i opozitës dhe pluralizmit politik në Bashkitë tona. I garantova se mbi 50 për qind e kandidatëve tanë në këshillat vendore do të jenë të rinj dhe të reja. Partia e Lirisë do të bëjë gjithçka për t’u dhënë përfaqësimin e merituar të rinjve në vendimmarrje. Të rinjtë do të jenë fuqia e ndryshimit dhe ndryshimi do të fillojë nga Tirana.”, shkruan Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?