Meta mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare në orën 12:00, ja si do të zhvillohet takimi me Ramën dhe Bashën
Presidenti Ilir Meta do të mbledh Këshillin e Sigurisë ditën e sotme në orën 12:00. Mësohet se mbledhja do të zhvillohet online.
Ilir Meta do të jetë në Presidencë, i shoqëruar nga Këshilltarët e tij, e ndërsa anëtarët e kabinetit qeveritar, me në krye kryeministrin Edi Rama.
Në lidhje do të jetë edhe kryedemokrati Lulzim Basha, drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Në mbledhjen online nuk do të mungojë as Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela dhe drejtori i Emergjencave Kombëtar, Haki Çako.