Meta: Me dekretin për ngritjen e Komisioneve Hetimore, Presidenti Begaj ka rrëzuar ligjin e PS-së

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta komenton dekretimin e ndryshimit të ligjit për ngritjen e Komisioneve Hetimore nga Presidenti Bajram Begaj. Meta tha se presidenti Begaj ka rrëzuar ligjin.

”Çdo president ka pavarësinë dhe gjykimin tij. Për mua është e rëndësishme që Presidenti, dua të them që praktikisht ka rrëzuar ligjin. Pra faktikisht është një ligj që për të penguar këto hapësira dhe mundësi që i jep Kushtetuta opozitës për të ushtruar rolin kontrollues”.

Pyetje: Ai tha se s’mund ta kthente ligjin për mungesë konsensusi, qëndron?

Meta: Për këtë çështje duhet të pyesni këshilltarët. Unë mendoj se ai e ka rrëzuar ligjin. Dy presidentë nuk mund të mbajnë të njëjtin qëndrim. Nuk e di për cilin e ka pasur Rama, nëse e ka pasur për mua të gjithë shqiptarët e dinë që ballafaqimet tona s’kanë qenë vetëm në Shqipëri, por edhe në Komisionin e Venecias, dhe janë fituar me 0 rezultat për qeverinë në favor për Presidentin, për çështjet e Kushtetutës.

SHKARKO APP