Meta me delegacion gjerman: Reforma në drejtësi, proces kyç për integrimin në BE

Kryetari i Kuvendit,  Ilir Meta priti një delegacion me deputetë nga Bundestagu Gjerman anëtarë të Grupit të Miqësisë me vendet e  Evropës Juglindore, vizitë të  cilën e cilësoi  si një dëshmi  të marrëdhënieve intensive ndërparlamentare mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.

Meta u shpreh se Shqipëria i vlerëson përpjekjet e Gjermanisë në përballjen me krizën e paprecedentë të lëvizjeve migratore që ka prekur Evropën, duke theksuar se sfidat e përbashkëta menaxhohen më mirë përmes një bashkëpunimi më të ngushtë mes të gjithë vendeve evropiane.

Duke bashkëbiseduar mbi ecurinë e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, Kryetari i Kuvendit Meta u shpreh se reformimi i sistemit të drejtësisë është kyç jo vetëm për procesin e integrimit evropian, por edhe për rritjen e  besueshmërisë së Shqipërisë pranë vendeve anëtare të BE-së, si dhe ndaj investitorëve të huaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deputetët gjermanë  rikonfirmuan mbështetjen e Gjermanisë ndaj progresit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian dhe nënvizuan se reforma në drejtësi është shumë e rëndësishme, si për rritjen e besimit të qytetarëve ndaj shtetit ligjor ashtu edhe për klimën e biznesit, duke vënë në dukje se zhvillimi ekonomik i Shqipërisë dhe i rajonit  është shumë i rëndësishëm për Gjermaninë dhe investitorët gjermanë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?