Meta me mesazh të fortë: E kundërta e paqes nuk është lufta, por egocentrizmi

Presidenti Ilir Meta ka vizituar sot ambientet e reja në Katedralen Ortodokse, si dhe është takuar me kryepeshkopin Anastas Janullatos.

Në një publikim në Facebook për takimin, kreu i shtetit jep dhe një mesazh të fortë që duket se lidhet dhe me zhvillimet në vend.

Postimi i plotë i kreut të shtetit në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

Kënaqësi të vizitoja sot dy ambientet e reja në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, sallën e pagëzimit dhe atë të edukimit dhe socializimit të të rinjve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edukimi i brezit të ri me mësimet e shenjta për paqen, dashurinë dhe jetën, nuk prekin vetëm zemrat e mendjet e besimtarëve brenda mureve të kishës, por janë mesazhe aktuale, sidomos për fëmijët e të rinjtë tanë, për t’i mbajtur larg veseve dhe “sëmundjeve të kohëve moderne” siç janë droga, bixhozi, alkooli dhe egoizmi.

Me të drejtë Fortlumturia e Tij, Anastas Janullatos predikon se: “E kundërta e paqes nuk është lufta, por egocentrizmi”.

Mirënjohje dhe falenderim të veçantë për Kishën Ortodokse Autoqefale për kontributet dhe përkushtimin e veçantë për dekurajimin e fenomenit të shpopullimit të vendit, duke theksuar rëndësinë e rritjes së shpresës dhe promovimit të vlerave tona më të mira kombëtare, te fëmijët dhe të rinjtë tanë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?