Meta: Mënyra si reagojmë ndaj shtresave në nevojë tregon sa njërëzor jemi

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë  Ilir_Meta‬ mori pjesë në një aktivitet të organizuar nga “Fondacioni Down Syndrome Albania” me rastin e 21 marsit, Ditës Botërore të Sindromës Down. Takimi, në të cilin merrnin pjesë fëmijë me sindromën Down dhe prindër të tyre, u zhvillua në ambientet e kësaj qendre në Tiranë.

Gjatë aktivitetit Ilir Meta mbajti një fjalë të shkurtër përshëndetëse, ku foli për angazhimin e thellë dhe të veçantë që meriton kjo kategori e shoqërisë, të cilët meritojnë përkujdesje maksimale.

Ai theksoi se: “Një nga treguesit më domethënës që dëshmon sesa demokratike, njerëzore dhe sociale është një shoqëri, është mënyra dhe standardet e sjelljes, reagimit, mbështetjes dhe përkrahjes e shtresave më në nevojë të saj. Fëmijët, por dhe më të rriturit më sindromën Down janë një nga këto kategori”.

Swiss Digital Desktop Reklama

12473963_1160836713929585_8982005487616286986_o 12719441_1160836590596264_9023428134912255992_o 12828364_1160836587262931_4650810223756586979_o 12671989_1160836717262918_1030247134176723815_o

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?