Meta: NATO konfirmoi vendin e natyrshëm të Malit të Zi

 

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta, përshëndeti sot vendimin konsensual të Takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të Këshillit të Atlantikut të Veriut për të ftuar Malin e Zi në gjirin e Aleancës, duke e cilësuar ftesën për hapjen e bisedimeve për anëtarësim si një vendim historik dhe si një konfirmim të politikës së dyerve të hapura të NATO-s në shërbim të sigurisë, stabilitetit dhe të mbrojtjes së vlerave demokratike të vendeve të rajonit tonë.

“NATO konfirmoi vendin e natyrshëm të Malit të Zi. Kjo është një ditë e mirë për Aleancën tonë dhe për të gjithë rajonin. Urime edhe një herë popullit mik malazez dhe mirëpresim kontributin e fqinjit tonë në gjirin e familjes së vendeve demokratike euro-atlantike”, citon Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?