Meta ndan mesazhin e Presidentit gjerman: Kushdo që sulmon demokracinë, do të më ketë kundërshtar
Kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta, ka ndarë mesazhin e presidentit të rizgjedhur të Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier.
Në një postim në Facebook, Meta shkruan:
“Një mesazh shumë i qartë i Presidentit të rizgjedhur të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier për raportet që duhet të ketë një President me kauzën e demokracisë.”, shkruan Meta.
Ndërkohë, në mesazhin e presidentit gjerman thuhet; “Unë do të jem jopartiak, por nuk jam asnjanës kur bëhet fjalë për kauzën e demokracisë. Kushdo që lufton për demokracinë më ka në krah. Kushdo që e sulmon do të më ketë kundërshtar.”