Meta nderon kujtimin e Bajram Currit me vargjet e Nolit: Përherë i gjallë në zemrën e çdo shqiptari që ka Atdheun të parin
Presidenti Ilir Meta kujton heroin e popullit, Bajram Currin, në ditën e tij të lindjes, 16 janar 1852.
Përmes një mesazhi në “Facebook”, Presidenti Meta thekson se në këtë ditë lindi njëri nga udhëheqësit më të mëdhenj politikë e ushtarakë të kryengritjeve popullore për Pavarësinë dhe progresin demokratik të Shqipërisë.
Mesazhi i plotë i Presidentit Ilir Meta
Si sot, në 16 janar 1862, lindi Heroi i Popullit, veprimtari i dalluar i Rilindjes Kombëtare, njëri nga udhëheqësit më të mëdhenj politikë e ushtarakë të kryengritjeve popullore për Pavarësinë dhe progresin demokratik të Shqipërisë, një nga djemtë trima më të shquar të Malësisë së Gjakovës, që gjithë jetën e tij ja dedikoi çështjes shqiptare, Bajram Curri.
Vargjet shpërthyese dhe përherë aktuale të shkruara për të nga Fan Noli mbeten madhështore për fuqinë e përshkrimit të kësaj figure të ndritur kombëtare, që mbetet i gjallë në zemrën e çdo shqiptari patriot, për të cilin ATDHEU ËSHTË I PARI, mbi gjithçka tjetër:
“Vendi dridhej, ay mbeti
Se s’tronditej nga tërmeti
Div drangoi i Dragobisë,
Trim tribun i Vegjëlisë.
Thon’ u-shtri e thon’ u-vra,
Po ti s’vdiqe, or Baba,
As je vrar’ e as po vritesh
Legjendar Ante po rritesh.
Dithiramb i Dragobisë,
Tmerr, panik i mizorisë”. 🇦🇱
Si sot, në 16 janar 1862, lindi Heroi i Popullit, veprimtari i dalluar i Rilindjes Kombëtare, njëri nga udhëheqësit më…
Posted by Ilir Meta on Saturday, January 16, 2021