Meta në Çorovodë: Skrapari do transformohet në qendër turizmi

Konstituimi i Bashkisë së Skraparit ka sjellur në Çorovodë kryeparlamentarin Ilir Meta. Gjatë ceremonisë së rastit, Meta tha se përmes bashkëounimit do të shfrytëzohet çdo mundësi dhe çdo resurs për punësimin dhe mirëqënien e banorëve.
Meta: “Unë besoj që ky vullnet, ky bashkëpunim dhe kjo sfidë për të ofruar shërbime kudo dhe mundësisht të barabarta dhe për të shfrytëzuar çdo mundësi, çdo resurs të kësaj bashkie të re për zhvillimin, për punësimin e banorëve, do të bëjë të mundur që në fund të këtij mandati katërvjeçar, Bashkia e Skraparit të jetë një model i zhvillimit, një model i suksesit, një model i bashkëpunimit dhe një model i zgjidhjes së problemeve vendore me konsensus dhe gjithnjë duke patur në qendër të vëmendjes problemet e qytetarit pa asnjë paragjykim partiak apo politik”.
Meta theksoi se falë një investimi të rëndësishëm do të përfundojë rruga që lidh dy nga luginat më të bukura të Shqipërisë, atë të Osumit dhe Vjosës që do ndikojnë në zhvillimin e turizmit.
Meta: “Unë besoj se projekti për lidhjen e Skraparit me Përmetin është një projekt i cili do të përmbyllet me sukses. Tashmë po bëhet projekti i rrugës që do të lidhi Skraparin me Përmetin dhe besoj në të ardhmen edhe realizimi i një investimi mjaft të rëndësishëm. Është një investim që do të bashkoi dy nga luginat më të bukura të Shqipërisë, Luginën e Osumit me Luginën e Vjosës dhe do të ndihmojë për të patur në të ardhmen një paketë mjaft atraktive turistike, pra Berat, Skrapar, Përmet, Gjirokastër, që gërsheton më së miri turizmin kulturor me atë malor dhe të aventurës përfshirë këtu edhe gjithë ata të cilët dëshirojnë të provojnë eksperiencën e mrekullueshme të rafting. Kështu që ky projekt do të ecë”.
Gjatë c eremonisë së uinagurimit u betua kryetari i ri i bashkisë së Skraparit Nesim Spahiu, Luan Çuedari u zgjidh kryetar i Këshillit bashkiak, ndërsa Flora Çela nënkryetare.
Bashkia e re e Skraparit është mjaft e përhapur gjeografikisht pasi ka 105 fshatra.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?