Meta në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve: Të bëjmë maksimumin që t’i mbajmë në Shqipëri
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duke iu referuar Ditës Ndërkombëtare të Punës, theksoi se fokusi i partisë së tij ka qenë dhe do të jetë te të rinjtë.
Në një mesazh në “Facebook”, Meta pohon se të rinjtë janë punëtorët e së ardhmes.
MESAZHI I METËS
Gjithë përpjekja jonë politike është që të krijojmë kushte të denja pune për të rinjtë tanë. Të rinjtë janë punëtorët e së ardhmes, ata më shumë punojnë me mend se me muskuj.
Kush punon kundër të rinjve tanë punëtorë, punon kundër vetes.
Forca jonë politike ka qenë gjithnjë forcë e të rinjve dhe ne do të bëjmë maksimumin për t’i mbajtur ata, idetë, bizneset dhe punën e tyre në Shqipëri.
Gëzuar 1 Majin të gjithë punëtorëve, e veçanërisht të rinjve e të rejave, sepse bashkë me ta do të ecim drejt një shoqërie më të drejtë e më të zhvilluar.