Meta në Elbasan: Policia tani mbledh veç gëzhojat, krimi i lidhur me politikën

Aty ku mbrëmë ndodhi një vrasje, këtë pasdite kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një takim me strukturat, tha se Elbasani është qyteti më i prekur nga varfëria dhe nga krimi në Shqipëri. Meta tha se kohët e fundit policia është e specializuar vetëm për mbledhje gëzhojash.

Për të qytetarët e Elbasanit janë bërë shpesh dëshmitarë të ngjarjeve të rënda kriminale në qytetin e tyre, kjo për shkak të nxitjes që politika po i jep krimit.

”Qytetarët e Elbasanit kanë qenë shpesh dëshmitarë nga tronditjet e mëdha që i kanë ardhur qytetetit. Në 24 orë 3 atentate dhe katër viktima përfshirë këtu edhe qytetin tuaj, në 8 muaj dyzet e ca atentate. Specializimi i policisë kohët e fundit është mbledhja e gëzhojave, pasi policia është e mpirë për shkak të lidhjes së krimit me politikën. Këtu promovohen policët që nuk bëjnë detyrën”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?