Meta: Në Greqi kam diskutuar edhe për kanabisin, është problem shqiptar por edhe ndërkombëtar

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta në një intervistë për News 24, zbulon detaje të reja nga vizita e tij e fundit në Greqi. Me zyrtarët më të lartë grekë, Meta tha se ka diskutuar për kanabisin dhe në këtë kuadër është kërkuar të forcohet lufta ndaj këtij fenomeni.

“Kjo çështje është ngritur në takime të ndryshme nga kryetari i Parlamentit edhe nga kryeministri në kuadër të luftës ndaj këtij fenomeni. Ka shqetësim edhe nga pala greke, kërkohet të forcohet më tej lufta ndaj këtij fenomeni”.

I pyetur për një fushatë në mediat e huaja kundër kanabist që vjen nga Shqipëria, kreu i Kuvendit, “Ne duhet të forcojmë bashkëpunimin me partnerët, është problem shqiptar por edhe ndërkombëtar. Përgjegjësia është e përbashkët”, deklaroi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetari i LSI-së ka folur më tej për zgjedhjet në Dibër dhe ato në Kolonjë, për mbarëvajtjen e kaoliciont dhe nëse LSI-ja do dalë e vetme në zgjedhjet e 2017-ës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Intervista e plotë me Kreun e Kuvendit pritet të transmetohet sot në orën 18:30 në News 24.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?