Meta në Has: Votoni Adem Lalën, ai ka eksperiencën e duhur

 

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta së bashku me kandidatin e “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Hasit, z. Adem Lala morën pjesë në një takim në qytetin e Hasit. Të pranishëm ishin edhe Kryetari i PS-së, z. Edi Rama, Ministri i Financave, z. Shkëlqim Cani dhe deputeti z. Vexhi Muçmata,

Duke folur para qytetarëve në këtë takim, Lideri i LSI-së tha se Hasi do të jetë i begatë pasi i ka të gjitha mundësitë falë projekteve të cilat jo vetëm e bashkojnë me Kukësin dhe me Tropojën, por edhe me Gjakovën dhe me Kosovën. Z. Meta premtoi se Hasi do të kthehet në një qendër të zhvilluar, ku të rinjtë e Hasit ta shohin qytetin si vendin ku do të realizojnë ëndrrat e tyre.

“Të mos quhet më Hasi i thatë por të quhet Hasi i begatë pasi i ka të gjitha mundësitë falë projekteve të cilat jo vetëm e bashkojnë me Kukësin dhe me Tropojën, por edhe me Gjakovën dhe me Kosovën. Ndaj le ta kthejmë Hasin në një qendër të zhvilluar, në një qendër ku të rinjtë e Hasit të mos jenë krenarë vetëm për Hasin si vendlindjen e tyre, por ta shohin Hasin si vendin ku do të realizojnë ëndrrat e tyre. Zgjedhjet e 21 qershorit janë për të zgjidhur problemet e komunitetit tuaj, nuk janë zgjedhje politike, prandaj ju që doni shërbime më të mira, ju që doni të përmirësoni jetën tuaj të përditshme, kushtet e shkollës të jetës, të argëtimit, të fëmijëve tuaj duhet të votoni në drejtimin e duhur për njeriun e duhur për Adem Lalën”, – u shpreh z. Meta.

Më tej, z. Meta theksoi se këto do të jenë zgjedhjet më demokratike të bërë ndonjëherë në Shqipëri falë edhe respektit që mazhoranca ka treguar ndaj institucioneve duke përfshirë këtu edhe KQZ-në. Kryetari i LSI-së shtoi se Aleanca për Shqipërinë Europiane e bazon suksesin e saj vetëm tek vullneti i lirë i gjithë qytetarëve të Hasit dhe të Shqipërisë.

E ftojmë Partinë Demokratike të mos i demotivojë anëtarët e simpatizantët e saj me gjithfarë skenarësh imagjinarë, sepse këto janë zgjedhjet më të qeta, më demokratike, më evropiane që janë zhvilluar në Shqipëri dhe kjo falë respektit që ne kemi treguar si mazhorancë ndaj institucioneve duke përfshirë këtu edhe KQZ-në, e cila ka po atë shumicë që kishte edhe në kohën e Saliut, sepse ne nuk e bazojmë suksesin tonë në zgjedhje as tek shumicat në KQZ, dhe as në përdorimin e shtetit, por e bazojmë vetëm tek vullneti i lirë i gjithë qytetarëve të Hasit dhe të Shqipërisë.Të vetmin problem që ne kemi në këto zgjedhje, sidomos kandidatët tanë, është se nuk ka një alternativë përballë nesh sepse ne flasim për projekte konkrete, ndërsa lidershipi i Partisë Demokratike vetëm shpif ose shan ose përndryshe ose vetëm shan e vetëm shpif. Jemi lodhur me këtë politikë konfliktuale, që nuk sjell progres, që nuk sjell projekte. Prandaj votoni Adem Lalën, ai ka eksperiencën e duhur, ka energjinë e duhur dhe ka edhe mbështetjen e duhur. Duke votuar për Aleancën për Shqipërinë Europiane, jam i bindur se në të ardhmen do të flasim gjithmonë për Hasin e begatë, për Hasin e ëndrrave të këtyre të rinjve dhe të rejave që janë këtu. Suksese dhe fitore Adem Lalës dhe Aleancës për Shqipërinë Europiane në Has”, – deklaroi ndër të tjerash Lideri i LSI-së, z. Ilir Meta.

Kryetari i PS-së, z. Edi Rama tha se mbështetja për kandidatin e ASHE do të thotë një zgjedhje e duhur në drejtimin e duhur dhe se shqetësimi i kandidatëve të së majtës janë që çështje që kanë të bëjnë me komunitetin, shërbimet, punësimi dhe problemet që çdo familje ka në komunitet.

“Ne jemi këtu për t’i dhënë një mesazh të përbashkët të gjithë banorëve dhe familjeve që jetojnë në bashkinë e re të Hasit. Një mesazh të përbashkët në emër të dy partive por që janë një forcë e vetme, udhëheqëse, e Aleancës për Shqipërinë Europiane se mbështetja juaj për kandidatin tonë të përbashkët, kandidati i një koalicioni të madh, të Aleancës për Shqipërinë Europiane, do të thotë një zgjedhje e duhur në drejtimin e duhur. Nuk ka qenë asnjëherë me sa unë mbaj mend se sa në 21 qershor, midis kandidatëve të Aleancës për Shqipërinë Europiane që adresojnë çështjet e komunitetit, flasin për shërbimet, për punësimin, flasin për mënyrën se si do trajtojnë hallet dhe problemet që çdo familje ka në komunitet kur del nga dera e shtëpisë, dhe kandidatëve të Partisë Demokratike që falsin vetëm për gjëra që nuk kanë absolutisht asnjë lidhje me 21 qershorin”, tha z. Rama teksa shtoi se alternativa e PD-së nuk i pe zgjidhje problemeve të përditshme që kanë shqiptarët, por është e mbushur me premtime boshe dhe jashtë realitetit të këtyre zgjedhjeve.

“Partia Demokratike flet në këtë fushatë për përralla me të cilat shqiptarët janë ndarë një herë e përgjithmonë në 23 qershorin e 2013, dhe në vend se të thotë se ç’do të bëjë për çerdhet, për kopshtet, për shkollat, çfarë do të bëjë për pastrimin e plehrave, çfarë do të bëjë për ujin e pijshëm, çfarë do të bëj për ujin në kanalet vaditëse, çfarë do të bëj për ata që jetojnë në fshat në këto bashki të mëdha ku ka një ndryshim rrënjësor të mënyrës së organizimit, thonë do t’jua bëjmë dritat qyl po votuat për ne, do t’ju ulim taksat si asnjë vend tjetër të botës po votuat për ne. Po mirë ta zëmë se ju këtu po votoni për këtë kandidatin e PD-së që unë se di fare as se kush është dhe ia jepni votën atij, ju mendoni që në 22 qershor meqë po fiton ai do t’i merrni dritat qyl? Ju mendoni që ai do t’i bëj taksat më të ulëta në botë? – theksoi z. Rama. – Këto janë përralla dhe këto janë shprehje të një dëshpërimi të madhe të një partie që ka humbur drejtimin që vazhdon të ecë në drejtim të paditur. Ndërkohë që ne jemi shumë të qartë. Këto zgjedhje janë zgjedhje për komunitetin. Janë zgjedhje për problemet e komunitetit. Janë zgjedhje për të përcaktuar drejtimin e këtyre bashkive të reja që janë diçka krejt tjetër nga deri sot, sepse sot Hasi nuk është vetëm bashkia e derisotme, por është i tërë rrethi me të gjitha potencialet, me të gjitha mundësitë, me të gjitha problemet që të përfshihet në një bashki të vetme. Dhe ne jemi këtu së bashku me kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe kryetarit të Kuvendit për t’ju thënë shumë thjeshtë, votoni Adem Lalën që të na jepni mundësinë që këtu në bashkinë e re të Hasit ne të kemi një partner, të kemi një njeri me të cilin të punojmë ditë natë, 7 ditë të javës për të realizuar programin që ai ju ka paraqitur, të kemi një njeri që të jetë kryetar bashkie, jo rreshter i SHQUP-it”, deklaroi ndër të tjerash Kryetari i PS-së, z. Edi Rama.

Ndërsa, kandidati i Aleancës për Shqipërinë evropiane për Bashkinë e Hasit, z. Adem Lala tha se është nder e përgjegjësi për të ky kandidim dhe se do të bëjë të pamundurën për t’i shërbyer sa më mirë komunitetit të Hasit, duke garantuar për dhënien jetë të projekteve që do ë transformojnë këtë qytet.

“Është nder e përgjegjësi kandidimi për kryetar Bashkie. Është nder për arsye se ju më keni zgjedhur mua, por është përgjegjësi se unë sot po mendoj dhe po veproj me mendjen time se çfarë do të bëjë unë nesër në shërbimin tuaj. Për një gjë unë jam i sigurt që së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë ne do të bëjmë të pamundurën, do të bëjmë në shërbim të Hasit atë që nuk është bërë për 25 vite rresht. Ju e dini shumë mirë se çfarë ka bërë Adem Lala në qeverisjen e komunës Golaj. Ju e dini mirë dhe keni besimin e plotë se çfarë do të bëjë Adem Lala për Bashkinë e Hasit. Unë ju garantoj ju, që për 4 vjet të mandatit të kryetarit të ri të Bashkisë së Hasit do të bëj përfundimin e planit urbanistik të qytetit dhe fshatrave përreth”, u shpreh z. Lala.

Gjithashtu, kandidati i së majtës u zotua se plani i tij do t’i ndryshojë fytyrën qytetit tonë të Krumës dhe ndryshimi do të fillojë nga fasadat e vjetruara, me e ndryshimin e implementimin e një projekti për rehabilitimin e lulishteve, si edhe do të bëjë të mundur ngritjen e një strukture për pastrimi ne qytetit.

“Plani im është t’i ndryshoj fytyrën qytetit tonë të vogël të Krumës. Ndryshimi do të fillojë me ndryshimin e fasadave të vjetruara, me ndërtimin e çative të pallateve, me ndryshimin e implementimin e një projekti për rehabilitimin e lulishteve. Do të bëj të mundur dhe do të ngre një strukturë për pastrimi ne qytetit duke bërë të mundur që në çdo vend të kemi koshat për mbeturinat, të kemi makina për pastrimin. Detyrimi im, obligimi im, përkushtimi im do të jetë ndërtimi i shkollave të reja dhe rehabilitimi i këtyre shkollave që sot janë në gjendje të mjerueshme. Prioritet do të jetë ndërtimi i qendrave të reja shëndetësore dhe rehabilitimi i atyre që sot janë të mbyllura. Siç e dini ju, Hasi është një vend bujqësor, por jo rastësisht i kanë thënë Hasi i thatë. Pra këmbëngulja ime si drejtuesi i bashkisë së re do të jetë që të gjithë ujëmbledhësat së bashku me kanalet vaditëse, së bashku me sistemin e ujitjes do të menaxhohen, do të vihen në funksion të fshatarëve dhe të gjithë banorëve të rrethit të Hasit”, – theksoi ndër të tjerash z. Adem Lala.

 

SHKARKO APP