Meta në Itali: Të forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve

 

Në kuadrin e vizitës së tij 3-ditore në Itali, kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka takuar homologen e tij, Laura Boldrini.

Pasi dy zyrtarët  vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendeve, kryeparlamentari Meta ka kërkuar miratimin e ligjit për heqien e taksave të mjeteve të transportit për biznesin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të forcojmë dhe konkretizojmë partneritetin strategjik dhe bashkëpunimin mes dy parlamenteve tona, po ashtu të forcojmë bashkëpunimin ekonomik dhe të rritet prezenca e biznesit italian në sektorët energjitikë”, është shprehur Ilir Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana e saj, Boldrini tha se Italia mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Po ashtu, Meta kërkoi shtimin e fondeve për gjuhën shqipe për arbëreshët, duke theksuar se komuniteti shqiptar në Itali është i integruar dhe kontribuues për të dy vendet.

Ndërkaq, lryeparlamentarja Boldrini e pranoi ftesën e Metës për të vizituar Shqipërinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?