Meta në kanionet e Skraparit dhe më pas në Përmet
Presidenti Meta ndodhet në një vizitë në Skrapar, ku edhe ka bërë rafting në kanionet e zonës turistike. Ja se ç’shkruan Meta në facebook: Një sport i ri në lumenjtë tanë shekullorë, i ka kthyer kanionet e Osumit në arena të vërteta sportive dhe atraksioni të veçantë turistik. Kënaqësi të ndaja sot me miqtë ambasadorë adrenalinën e paparë që të dhuron rafting.

Pas kësaj Presidenti shkoi për vizitë në Përmet. Presidenti Meta gjatë vizitës në Përmet u prit nga kryetari i Bashkisë, autoritete vendore, deputetë e qindra banorë. Ai mori pjesë në ceremoninë e çeljes së sezonit turistik në Bashkinë e Përmetit.
“Kënaqësi të jem në qytetin e trëndafilave. Përmeti na ka dhuruar përherë mikpritje, qytetari, kulturë, bujari, tolerancë e harmoni njerëzore.
Kontributi i përmetarëve për lirinë, përparimin dhe emancipimin e vendit është i jashtëzakonshëm.

Në këto troje kanë lindur vëllezërit Frashëri, udhëheqësit e Rilindjes sonë Kombëtare. Përmeti do të ngelet përherë djepi i shqiptarëve të mëdhenj dhe njerëzve të shquar të artit, kulturës, sportit dhe këngës.
Përmeti shembull i kulturës e edukatës qytetare, qytet i vlerave më të mira të kombit. Gëzohem që e gjej Përmetin përherë e më të bukur e me plot turistë e vizitorë vendas e të huaj”, tha ai.

Presidenti Meta i akordon titullin “Mjeshtër i madh” sportistit të mirënjohur përmetar Ethem Kaso.
KOHA JONË SONDAZH

