Meta: “Ne kemi programin tonë si PL që është 100% i pavarur edhe nga vetë PD-ja”
Sot Ilir Meta doli në një konferencë shtypi. Ndër të tjera Meta foli edhe për takimin me ambasadoren amerikane Yuri Kim.
Ai tha se “Nuk mund tu flas se cilat ishin mesazhet e ambasadores sepse ata flasin vetë kur kanë diçka për të thënë. Mund tu them se çfarë i thashë unë zonjës Ambasadore. Unë atë që them në takime të mbyllura e them edhe në takime të hapura, kjo është e mira që kam unë. Thashë mendimin tim për çështjen e shpalljes non grata të Berishës, ashtu sikurse i shpreha edhe bindjen time që kjo është vepër e Bashës dhe Ramës në bashkëpunim. Të gjitha vendimet e gabuara që ka marrë Basha më parë në koordinim me Ramën siç ka qenë bojkoti i reformës në drejtësi, çështja e djegies së mandateve dhe falja e gjithë Parlamentit dhe institucioneve të pavarura Edi Ramës, siç ka qenë edhe çështja e faljes së të gjithë pushtetit vendor dhe as e mosregjistrimin në 13 tetor të PD-së, të gjitha këto vendime ia ka faturuar zotit Berisha dhe ky është një akt i SHBA-ve që nuk kemi pse ta diskutojmë. Njëkohësisht i thashë që të thotë në Uashington që unë personalisht e vlerësoj efektin pozitiv të këtij vendimi që nuk kam qenë dakord sepse nuk e vlerësoj si të merituar dhe proporcional se pa një vendim të tillë do të kishim sërish Bashën kryetar të PD-së. Kjo nuk është ndonjë sekret. Ne nuk bëjmë zgjedhje mes Berishës dhe SHBA-ve, mes PD-së dhe Amerikës.
Ne kemi programin tonë si PL që është 100% i pavarur edhe nga vetë PD-ja.
Ne respektojmë vendimet që marrin anëtarët e PD-së, nuk ndërhyjmë në proceset e zgjedhjeve të tyre. Ne i qëndrojmë programit tonë për të përmbushur detyrimet tona si vend anëtar i NATO. Jemi të bindur që PD është e përkushtuar për t’iu përmbajtur qëllimeve: partneriteti strategjik me SHBA, përmbushjes së detyrimeve që burojnë nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO dhe përshpejtimi i reformave për integrimin Europian të Shqipërisë”- theksoi Ilir Meta.
Me pas kreu i PL iu përgjigj pyetjeve të tjera të gazetarëve.
KOHA JONË SONDAZH

