Meta në Kosovë: Intensifikim të marrëdhënieve të mëtejshme me Shqipërinë

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta mori pjesë në mbrëmjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, me qëllim promovimin e kulturës dhe të produkteve shqiptare. Duke përfituar me këtë rast, të zhvillojë edhe disa takime të rëndësishme me aktorë të jetës politike në Kosovë, akademikë si dhe me trupin diplomatik të akredituar në Prishtinë.

Kështu, gjatë takimit me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, Meta i përcolli urimet më të përzemërta për detyrën e re. Nga ana e tij, Kadri Veseli falënderoi Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën. Meta dhe Veseli theksuan gjithashtu nevojën e intensifikimit të mëtejshëm të bashkëpunimit midis Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Një takim i veçantë ishte dhe ai me akademikun Rexhep Qosja, si dhe me shumë personalitete të tjera të Kosovës. Por gjatë qëndrimit në Kosovë, Kryetari i Kuvendit u  takua me Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj me të cilin biseduan për zhvillimet politike në të dy vendet dhe ndanë bindjen për intensifikim e marrëdhënieve të mëtejshme mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u takua edhe me  Ambasadore e SHBA-ve në Republikën e Kosovës, Tracey Ann Jacobson , ku u bisedua rreth zhvillimeve më të fundit në Kosovë dhe në rajon.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkaq, në fjalën e tij, ambasadori shqiptar në Prishtinë, Qemal Minxhozi, në mbrëmjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë atje, shprehu nevojën e bashkëpunimit të mëtejshme mes dy vendeve dhe rritjen e shkëmbimeve bujqësore. Dhe se produktet shqiptare duhen promovuar edhe më shumë në të dy anët e kufirit dhe në vendet e rajonit.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?