Meta në Lezhë: Drejtimi i duhur është Viktor Tusha

 

Punësimi dhe strehimi mbetën problem më vete për banorët e Lagjes Skëndërbeg të qytetit të Lezhës, kryesisht për komunitetet Rome dhe Egjiptiane.

Kreu i parlamentit Ilir Meta, ishte i pranishëm në degjesën e radhës publike që kandidati Viktor Tushaj kishte me këta banorë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Meta i ka siguruar banorët e Lagjes Skenderbeg se me Viktor Tushaj Lezha është në drejtimin e  duhur dhe do të mund të realizojë të gjitha pritshmëritë e qytetarëve që me zhvillimin e vëndit vijnë gjithnjë e në rritje.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Bashkimi i të gjitha resurseve, potencialeve të bujqësisë, blegtorisë, sektorit të peshkimit dhe punësimit do të bëhen një mundësi e shkëlqyer për të bashkëpunuar e për të bërë politika zhvillimi. Lezha shumë shpejt do të kthehet në një destinacion turistik të preferuar”, – tha ndër të tjera Kryeparlamentari Ilir Meta.

Ndërkohë Kandidati Viktor Tushaj ka falenderuar banorët e kësaj lagjeje që për dy mandate rrjesht i kanë shprehur besimin me votën e  tyre. Votë e cila sipas tij është kthyer padyshim në investime për ta.

Ai kujtoi infrastrukturën e kësaj lagjeje që dikur ishte e rrënuar, e ndërsa sot performon si një lagje e mirëfilltë qyteti, si dhe rikonstruksionin e 36 banesave të komunitetit rom.

Sipas tij në këto 8 vite është bërë shumë për integrimin e këtyre komuniteteve, drejt arsimit apo punësimit. Megjithatë Tushaj theksoi se sfidat për të ardhmen mbeten të shumta por jo të parealizueshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?