Meta: Në listat për deputetë, 20% do të jenë nga shqiptarët jashtë vendit. Do të krijojmë një Ministri për Diasporën
Partia e Lirisë mblodhi këtë të enjte Komisionin për Diasporën. Presidenti i PL-së, Ilir Meta gjatë fjalës së tij, tha se programi i forcës politike që ai drejton ka pesë pioritete, një prej të cilëve është edhe diaspora. Meta nënvizoi se qëllimi është që vendit t’i shtohen 4 milionë shqiptarë, që janë larguar nga vendi për shkak të keqqeverisjes. Po ashtu Meta premtoi krijimin e një ministrie për diasporën dhe politika fiskale lehtësuese për rikthimin e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.
”Duhet të jemi të vëmendshëm për të mbrojtur vendin tonë në edukimin e fëmijëve tanë, si brenda vendit, ashtu dhe jashtë vendit. Pa rolin e diasporës, s’do kishte kurrë një shtet të pavarur shqiptar. Roli i diasporës në Amerikë, roli i arbëreshëve, që ka qenë i padiskutueshëm, dhe që ruajti figurën e Skënderbeut me fanatizëm’‘, tha Meta.
Presidenti i Partisë së Lirisë u shpreh se diaspora ka në dorë fatet e vendit. ‘‘Partia e Lirisë është e angazhuar që në qeverisjen e saj të ketë një ministri për diasporën, jo për të krijuar evente, por për të nxitur politika, ura komunikimi mes diasporës dhe shtetit shqiptarë me qëllim që ata të rikthehen dhe të investojnë në Shqipëri. Po ashtu do të krijohet zyra për diasporën në çdo ambasadë për krijimin e evenimenteve kulturore, për të ofruar mbrojtje ligjore, trajnime për riintegrimn e diasporës në vendin tonë përmes lehtësirave që do krijojmë me politikat që do të ndërrmerren”, tha Meta.
Nga ana tjetër, Meta tha se diaspora do të ketë kuotat e përfaqësimit të saj në të hallkat drejtuese të Partisë së Lirisë. ”20% nga diaspora në kreysinë e Partisë së Lirisë. Në listat për deputetë, 20% përfaqësues nga diaspora”.