Meta në listën e sigurt të PD-së për deputet në 2025, Berisha: Jo shpërblim, PL forcë e tretë

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka i cili është edhe kryesori në terren për fushatën zgjedhore në 2025, ka zhvilluar një takim me Ilir Metën, me këtë të fundit që është shprehur se edhe pas negociatave, do të dalë në zgjedhjet e ardhshme me logon dhe flamurin e partisë së tij.

Sali Berisha i pyetur për një koalicion të mundshëm me PL-në, gjatë një konference për gazetarët u shpreh se s’ka asnjë projekt të dorëzuar, por veç diskutime të përqendruara te protestat dhe krijimi i një qeverie teknike.

“Janë diskutime. Nuk ka një projekt të dorëzuar, por diskutimet tona në këtë fazë janë të përqendruara në protestat e përgjithshme dhe krijimi i një qeverie teknike”, u shpreh Berisha.

Sa i përket një shpërblimi të mundshëm për Metën nëse fitohen zgjedhjet, ai shtoi: “Ilir Meta nuk ka nevojë për shpërblim. Ilir Meta është i konsoliduar, partia e tretë më e madhe e vendit. Se cili do të jetë koalicioni, jo shpërblim, por me interes të përbashkët bilateral, do të shqyrtohet në kohërat që vijnë”.

SHKARKO APP