Meta në Selenicë: Keqardhje për përballjen me Ballin Kombëtar

Kreu i Levizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, prezantoi sot kandidatin për Bashkinë e Selenicës, Kasem Cenaj.

I bindur se banorët e kësaj zone do të dinë të bëjnë zgjedhjen e duhur duke votuar kandidatin e së majtës, Meta premtoi se qeveria do të të ketë investime konkrete në këtë zonë si në bujqësi, ashtu dhe blegtori.

“PS-LSI nje fuqi e perbashket qe nuk synon te fitojë, por te japi shembullin e punes jo vetem ne Vlore e Selenice, por edhe Shkoder e Kukes. PD i do Bashkite per lufte politike, por pushteti vendor është për të zgjidhur problemet e komunitetit. Do të ketë investime konkrete nga qeveria në këtë zone. Mbështetje të jashtëzakonshme për bujqësinë dhe blegtorinë. Shqipëria është në drejtimin e duhur dhe Selenica do të bëjë zgjedhjen e duhur për të marrë drejtimin e duhur” tha Meta.

Investimet do të jenë edhe në infrastrukturë, tha Meta.

“Së shpejti projekte për të lidhur Selenicën me Bregun.Me bitumin e Selenices jane shtruar rruget e botes, por jo te Selenices. Rruga e lumit te Vlores nis se shpejti, përmes së cilës lidhet Vlora me Qeparoin. Ky do jete reformin teresor per zonen”.

Meta shfrytëzoi praninë e tij në Selenicë për të uruar dhe 9 Majin, ditën e fitores mbi fashizmin, ndërsa ka thumbuar kandidatin e së djathtës për këtë Bashki.

“Gëzuar 9 majin, ditën e fitores mbi fashizmin.Kemi arsye të festojmë se këtu jemi në trevat më patriotike të vendit. Me vjen keq qe PD na ka vene perballe nje kandidat nga Balli Kombetar”.

SHKARKO APP