Meta në Vaun e Dejës: Reforma territoriale sjell perspektivë të re për zonën
Kryetari i partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka prezantuar ditën e sotme kandidatin e majtë për bashkinë e Vaut të Dejës, Gjokë Lleshi. Në këtë takim, Meta shoqërohet nga ministri Edmond Haxhinasto dhe kandidatja e majtë për Shkodrën, Keti Bazhdari.
Në fjalën e tij, kreu i Kuvendit është ndalur tek reforma e re territoriale, e cila sipas tij do të krijojë një perspektive të re për zonën. Duke u kërkuar qytetarëve të Vaut të Dejës që të votojnë kandidatin e së majtës, Meta tha se Lleshi do të punojë për të zgjidhur problemet e tyre.
“Kjo shumicë do rikonfirmohet bindshëm në këto zgjedhje. Çdo qeverisje ka problemet e vështirësitë e saj, por tashmë Shqipëria është në drejtim e duhur. Do vijojmë investimet, dhe parashikohet rikonstruksioni i rrugës së Mesit, e cila ka një kosto prej 365 mln lekë”, tha Meta. Ministri Haxhinasto në fjalën e tij, tha se kjo rrugë lidh 7 njësi vendore. “Rruga e Mesit iu shërben 70 mijë banorëve. Kompania është e angazhuar për përfundimin e rrugës në 5 muaj. Ndërkaq, shumë shpejt nis projekti i sinjalistikës Fushë Krujë-Hani i Hotit.