Meta në Vlorë: Kushti për koalicion me ne, është Referendumi. Turp kush dogji mandatet në 2019

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndodhet në Vlorë, në një takim me strukturat atje. Në fjalën e tij, Meta tha se kush për koalicion me Partinë e Lirisë është Referendumi. Teksa ka thënë se të gjithë deputetët duhet të kenë turp për djegien e mandateve, por një person e ka kundërshtuar. Personi i cili la të kuptohet se ka qenë ish-deputet, deklaroi se mandatet ata i kanë djegur të gjithë së bashku.

Meta: Trup të kenë të gjithë ata që kanë djegur mandatet.

Ish-deputeti: Mandatet i kemi djegur të gjithë së bashku.

Meta: Ore trup të kenë të gjithë ata që kanë djegur mandatet, PD-LSI, përfshirë dhe mikun tim Petrit Vasili. Turp të keni.

Ish-deputeti: Absolutisht jo.

Meta: Unë nuk e kam djegur mandatin tim. Porosia ime është, mandatet është një kurth, e provuan ata po unë nuk e lëshova zyrën time.

Ish-deputeti: Është momennti që të ndryshojmë.

Meta: Është momenti që të tregojmë që jemi shqiptarë.

SHKARKO APP