Meta në “Zonë e Lirë”, poston foton me Sofinë e re të Arian Çanit

Kreu i shtetit, Ilir Meta është sot i ftuar sot në emisionin “Zonë e Lirë” të gazetarit Arian Çani. Pak minuta para nisjes së emisionit, presidenti Meta ka publikuar një foto me “Sofinë” e Arian Çanit.

“Me Marinelën, “Sophie” e re të Arian Çanit, gati për t’i vënë flakën🔥 “Zonë e Lirë””,- shkruan kreu i shtetit.

Në rrjetet sociale, një komentuese ka pyetur kreun e shtetit nëse “Monika bëhet xheloze” për foton me Sofinë.

Ndërkohë kreu i shtetit përgjigjet se “Monika nuk bëhet xheloze për gjërat e bukura”.

SHKARKO APP