Meta: Nëse nuk funksionon SPAK do shkojë në revolucion kjo punë

Presidenti Ilir Meta në emisionin "Opinion", foto arkiv

Presidenti Ilir Meta deklaroi sot në emisionin “Opinion” se manifestimi i 2 marsit është në mbrojtje të Kushtetutës dhe parimeve të shtetit ligjor.

Ai deklaroi se nëse Struktura e Posaçme Anti Korrupsion nuk heton shkeljet e rënda ligjore situata do të shkojë drejtë revolucionit.

“Si mund të jap unë dorëheqjen që të vendosin një kukull për të firmosur ca vendime të mbrapshta anti-kombëtare? Të ik unë që të vijë Batoni President? Ta harrojnë. Kam 3 vite që i paralajmëroj: Gjykata Kushtetuese është vija e kuqe. Këta popullin nuk e futin dot në xhep siç kanë bërë me institucionet e tjera. Durim deri në 2 mars”,- tha ndër të tjera Presidenti Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?