Meta: Nëse të tjerët çmenden, do bëj detyrën time!

Presidenti Ilir Meta deklaroi se nëse këto ndryshime kushtetuese miratohen, do të bëjë detyrën e tij si kreu i shtetit, përballë atyre që sipas tij mund të çmenden.

Ai tha se do të qëndrojë përkrah popullit, të majtëve e të djathtëve, apo dhe atyre pa parti.

“Presidenti ka treguar se për interesin e demokracinë dhe interesat kombëtare të vendit, se këtu cenohet integrimi i vendit, që është aspiratë e partive shqiptare, se është e popullit shqiptar, cënohet rëndë garanci e komunitetit, që është Kushtetua. S’do ju them unë se çfarë do të bëj unë në rast se të tjerët çmenden. Unë do të bëj detyrën time me të gjithë popullin shqiptar, me të majtë e të djathtë, pa parti, me gjithë ata që nuk e lënë vendin të zbrazet e të mbushet me gjera të tjera”, pohoi Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pra la të kuptojë se mund të ketë 2 mars tjetër, por këtë herë me përballje ndaj atyre që duan grusht shteti ndaj Kushtetutës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?