Meta nga Kavaja: Rama ka projekt shpopullimin. Do të zëvendësojë kavajasit me bangladeshas

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga Kavaja, ku zhvilloi takim me strukturat dhe banorë të këtij qyteti, sulmoi qeverinë “Rama 3”, ndërsa shtoi se edhe tërmetin e përdorën për të vjedhur pronat e qytetarëve.

“Edhe tërmetin e përdorën për të vjedhur dhe për të marrë pronat e qytetarëve. E dini historinë e banorëve në Kombinat. I piketuan që të marrin pronat e tyre për oligarkët. Një shtet anëtare e NATO-s, që aspiron për BE.

Si mund të kërkojë ky votat e qytetarëve të Kavajës, ku me kukullat e tij pranuan falimentimin e ujësjellës-kanalizimit të Kavajës. A nuk e falimentuan këta Kavajën? Se vodhën dhe keqmenaxhuan qytetin”, tha Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?