Meta nga selia e PS: Kandidati për Tiranën do të jetë gjithëpërfshirës
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë e PS-së aleatët e kësaj partie për firmos marrëveshjen e koalicionit që do të hyjnë në zgjedhjet lokale të 21 qershorit.
Kreu i LSI-së, Ilir Meta pas përfundimit të takimit ka njoftuar se është firmos marrëveshja për zgjedhjet lokale, ndërsa i pyetur për emrin e kandidatit që do të garojë nga ky koalicion për Tiranën ai tha se “emri i koalicionit është shumë gjithëpërfshirës”.
Kreu i PSV, Petro Koçi u shpreh se koalicioni i majtë në këtë zgjedhje do të ketë në përbërje më shumë se 40 parti dhe kjo tregon se besueshmëria e mazhorancës është në rritje, ndërsa opozita është e dobët përballë këtij fakti.
Aleanca Demokratike është partia tjetër e djathtë që i është bashkuar koalicionit të mazhorancës së vendit. kryetari i kësaj partie, Abazi tha se shkak për largimin nga opozita është bërë mosrepsektimi i asnjë prej pikave të marrëveshjes nga Partia Demokratike.