Meta nga Shkodra: Bazhdari ka frymën e bashkëpunimit

I shoqëruar nga kandidatja e përbashkët e koalicionit të majtë për Bashkinë e Shkodrës, Keti Bazhdari, kreu i Kuvendit Ilir Meta mori pjesë në përurimin e një biznesi fason në kryeqendrën e veriut.

"Fryma e re e sipërmarrjes dhe bashkëpunimi, do të bëjë që Shkodra të hyjë në rrugën e zhvillimit", është shprehur Meta. Në fjalën e tij ai ka theksuar se sipërmarrja private, duke patur edhe mbështetje nga ana e pushtetit vendor, do të sjellë progres në të ardhmen.  Më tej, kreu i LSI-së, gjatë një takimi me strukturat e partisë në Shkodër prezantoi Keti Bazhdarin, kandidaten e përbashkët të së majtës për zgjedhjet lokale të 21 qershorit. "Kandidatja jonë ka frymën e bashkëpunimit, pa të cilin nuk mund të ketë sukses", tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?