Meta nis nesër fushatën nga Korça për garën e kreut të LSI
Një ditë pas mbledhjes së Kryesisë së LSI-së ku u shpall edhe kandidatura e Shezai Rokaj për postin e kryetarit të kësaj partie, Ilir Meta nuk vonon dhe fillon fushatën brenda partisë për zgjedhjet që do mbahen në datën 6 nëntor.
Mediat pohojnë se Meta nesër do të zhvillojë një takim me simpatizantët dhe anëtarët e LSI-së në Qarkun e Korçës, ku paradite do të jete në qytetin e Korçës dhe më pas në Pogradec.
Ndërkohë është e paqartë nëse dy kandidatët për postin e kreut të LSI-së do të dalin bashkë në fushatë para anëtarësisë apo veçmas.
KOHA JONË SONDAZH

