Presidenti Meta: Grupi kriminal i prekjes së votës drejtohet nga Damian Gjiknuri dhe Afrim Qëndro

Në një intervistë në televizionin prestigjioz të Vlorës, “ONE TV”, përballë dy gazetarëve të nderuar Deni Llanaj dhe Irena Kabello, Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaroi mbrëmjen e sotme se grupi kriminal i prekjes së votës në Vlorë drejtohet nga Damian Gjiknuri dhe Afrim Qëndro.

Pjesë nga deklaratat e Presidentit Ilir Meta

Ky grup kriminal i prekjes së votës drejtohet nga Damian Gjiknuri dhe Afrim Qëndro. Vlora është qendra e gravitetit të ndjenjave kombëtare. Këtu nuk do ndodhë asnjë skenar si ai i Dibrës.

Mandatet e Vlorës nuk do t’i shkojnë krimit të organizuar dhe as mafies së inceneratorëve.

Ju më pyesni pse Luan Rama takon qytetarë me kapuçë në kokë në Vlorë, sepse nëse do të jetë e vërtetë ky lajm, besoj edhe Luani do të ishte me kapuç.

Jam këtu për t’iu garantuar se Vlora nuk i toleron tradhtarët dhe jam këtu që të mos toleroj prekjen e votës nga askush.

Çdo votë e Partisë Socialiste t’i numërohet asaj.

Çdo votë e Partisë Demokratike t’i numërohet asaj.

Opozita t’i dali për zot të gjithë votuesve të saj, dhe jo të merret me disa opozitarë të shitur.

Jam këtu për t’ju thënë të gjithëve se Vlora nuk manipulohet, komisionerët e opozitës nuk do të shiten dhe nuk do t’i blejë askush. Çdo votë do shkojë për atë subjekt që ka votuar sovrani dhe unë do takoj personalisht çdo komisioner.

Ka një skenar mafioz, me tentativa të fëlliqura e të poshtra, por që do marrin përgjigjen e merituar.

SHKARKO APP