Meta: Nuk harxhoj kohë me një njeri si Nano që rrinte në kazino kur duhet të drejtonte qeverinë

Presidenti Ilir Meta komentoi sot në një intervistë për “Syri TV” për deklaratat e Fatos Nanos kundër tij.

Presidenti u shpreh se “nuk harxhoj kohë më një njeri si Nano që dha shembullin më të keq në drejtimin e shtetit. Një njeri që rrinte në kazino kur duhet të ishte në drejtimin e qeverisë”.

Presidenti ka kujtuar dhe kohën kur Nano u arratis nga detyra si kryeministër. “Nano kur kollitej Doktori, largohej nga Tirana. Unë kurrë nuk kam dhënë shembullin e zyrtarit të lartë që braktis institucionet kur sulmohen me armë dhe as nuk kam shkuar në kazino e buzuqe kur ndodhnin fatkeqësi kombetare. Si karakter ai mbetet një ordiner, por së çfarë e shtyu t’i bente shërbimin e radhës kryeministrit këtë unë nuk mund ta di“,- tha kreu i shtetit.

(Lajmi në përditësim)

SHKARKO APP