Meta nuk heq dorë nga pasioni i tij i pushimeve në mal

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta edhe pse vijon të kthejë nismat e dyshimta koncensionare të qeverisë “Rama” vijon pushimet e tij verore.

Ndryshe nga shumica që shkon në bregdet, presidenti Meta ka zgjedhur që pushimet e tij t’i zhvillojë në mal.

Përmes një fotografie të publikuar në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, kreu i Shtetit ndihet i kënaqur nga pushimet që ai po zhvillon në malet e Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por sot, Meta thotë që ka pasur një kënaqësi të dyfishtë, pasi ai jo vetëm që ishte në mal por edhe që ka takuar Ermalin.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kënaqësi e dyfishtë sot të isha jo vetëm në mal por edhe me Ermalin”, shkruan Presidenti Ilir Meta në komentin e shkurtër bashkëngjitur fotos në fjalë.

Dhe personi në krah të Presidentit është Ermal Panduri, gazetar i mirënjohur në Kosovë, drejtues i emisionit “Debat Plus” në Tv Dukagjini.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?