”Meta nuk ka ndryshuar gjeneralitet”, Shehaj ironi me SPAK: Do nisni letërporosi në Zimbabwe?

Koordinatorja e Luftës Anti-Korrupsion në Partinë e Lirisë, Briseida Shehaj, teksa i është referuar lajmit se gjendja civile i ka kthyer përgjigje SPAK-ut, duke hedhur poshtë se Ilir Meta ka ndryshuar ndonjëherë gjeneralitetet, pyet me ironi nëse do dërgohen letërporosi në Zimbabwe për ish-presidentin.

Postimi i plotë

THELLOHET SKANDALI

ILIR METAJ nuk ka ndryshuar GJENERALITET.

Mos na ra hetimi, tani do arrestojmë gjendjen civile.

Nje pyetje kisha unë për SPAK-un, letër porosi në Maltë, Bullgari, Zimbabwe, Zvicër, Itali dhe Austri do nisi?

Biles bile, nëse duan të mos lodhen kanë administruar statement bankare të kompanisë IEBV SPV. Të shohin pak pagesat aty të një kompanie në Bullgari, por nëse duan fakte dhe më interesante, të shohin pagesat e muajit shkurt 2021.

Gjithsesi ne do i ndihmojmë shumë shpejtë me një analizë të thelluar të lëvizjeve bankare të kompanisë së inceneratorit të Tiranës, i cili ende nuk sekuestrohet.

SHKARKO APP