Meta: Nuk mund të jetë prioritet ekonomik ndërtimi i kullave nëpërmjet pastrimit të parave të pista
Politikë E Shtunë, 24 Dhjetor 2022 10:53
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaron se është domosdoshmëri të mbështetet prodhimi në Shqipëri dhe të mbështetet fermeri.
“Është domosdoshmëri që në Shqipëri të mbështetet prodhimi, të mbështetet fermeri, të mbështetet zhvillimi i qëndrueshëm i vendit. Nuk mund të jetë prioritet ekonomik ndërtimi i kullave nëpërmjet pastrimit të parave të pista.
#PartiaLirisë 🇦🇱
#ShqipëriaUPërketTëRinjve”, shkruan Meta.