Meta nuk pranon humbjen në Kuçovë: Do ta kontestojmë masakrën elektorale deri në fund

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk e pranon humbjen e kandidatit Lefter Maliqi në bashkinë e Kuçovës. Gjatë një takimi me kryetaren e PL-së në Kuçovë, Erisilda Hoxhën, Meta tha se rezultati i zgjedhjeve për bashkinë e Kuçovës do të kontestohet deri në fund dhe nuk do të pranohet kurrsesi. Nga ana tjetër, Meta nënvizon edhe se qytetarët kanë zgjedhur Maliqin si kryebashkiak dhe jo Kreshnik Hajdari i Partisë Socialiste.

Postimi i plotë

Mirënjohje pakufi për Erisilda Hoxhën, Kryetaren e Partisë së Lirisë në Kuçovë dhe gjithë ekipin e mrekullueshëm mbarëopozitar, që fituan zemrat e shumicës të qytetarëve të Kuçovës, të cilët zgjodhën Lefter Maliqin Kryebashkiak. As dhuna policore, as krimet zgjedhore gjatë fushatës dhe ditën e votimeve nuk i zmbrapsën në betejën për Ndryshim. Masakrën elektorale në Kuçovë do ta kontestojmë deri në fund dhe kurrë nuk do ta pranojmë. Gjurmët e krimeve zgjedhore janë të mirëdokumentuara dhe nuk do të anashkalohen kurrë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?