Meta paralajmëron Ramën: Ta dijë mirë djali i Kristaqit, do jem në krye popullit, kur na vjen hasmi tek dera na këndojnë pushkët nëpër kulla!
Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar ashpër kreun e qeverisë Edi Rama për kapjen e shtetit dhe cenimin e standardeve të zgjedhjeve.
Në intervistën e dhënë për Ora News, kreu i shtetit tha se vendi është kapur nga një klikë oligarkësh që vendosin për çdo gjë duke nisur nga ekonomia dhe deri të vendimet e drejtësisë.
“Pjesëmarrja në zgjedhjet e 25 prillit do të jetë më e madhja në histori. Me not do të vijnë nga Italia! Do të vijnë në këmbë nga Greqia. Nuk jemi ne një popull që sikurse thotë ai vagabondi (Rama) se popullit tonë nuk i ngrehet. Ne jemi një popull i urtë dhe drejtë, por ne kur na vjen hasmi te dera, na këndojnë pushkët në kulla, siç thotë kënga e të madhit Qerim Sula. Presidenti do të jetë në krye të popullit. O me demokracinë ose me djalin e Kristaq Ramës!
Rama provokon rendin demokratik dhe duhet të mbajë përgjegjësi. Ose mbahet marrëveshje e 5 qershorit ose ka referendum. Nuk ka as liderë dhe as ndërkombëtarë që e çmendën popullin, por do të ketë epokë referendumesh për prekjen e kushtetutës. Se u bënë ka kohë që e qeverisin vendin disa oligarkë që nuk njohin atdhe dhe asgjë. Ata bëjnë politikën dhe drejtësinë. Paguajnë prokurorë, gjykatës dhe mediat.- tha kreu i shtetit.
KOHA JONË SONDAZH

