Meta pasi vizitoi në spital Bledar Okshtunin: Sulmi erdhi nga militantë të Rilindjes dhe drejtorë të Bashkisë së Kavajës

Presidenti Ilir Meta ka shkuar  në spitalin e Durrësit, aty ku ka vizituar të plagosurin Bledar Okshtuni, që u qëllua me armë zjarri teksa ndodhej në zyrat e Partisë Demokratike në Kavajë.

Para mediave, Meta tha se sulmi është bërë nga militantë të Rilindjes dhe drejtorë të Bashkisë së Kavajës. Meta bëri thirrje për të vënë para drejtësisë autorin dhe grupin e strukturuar që kanë organizuar këtë akt.

“Sulmi nga militantë të Rilindjes dhe drejtorë të Bashkisë së Kavajës. Për fat të mirë ai është jashtë rrezikut për jetën. Policia dhe Prokuroria të veprojnë menjëherë për të vënë përpara përgjegjësisë jo vetëm autorin, por edhe grupin e strukturuar që kanë organizuar këtë akt. Historia e zgjedhjeve ë Shijakut dhe Dibrës kanë mbaruar njëherë e përgjithmonë. Shqipëria në 25 prill do e thotë fjalën e saj me qetësi dhe vendosmëri, e rëndësishme të kuptojmë që është moment historik për vendin Të gjithë të respektojmë Kodin Zgjedhor, t’u bëjnë apel përkrahësve të tyre për të mos u përshirë në krime zgjedhore dhe njëkohësisht jemi në një moment kur cdo përpjekje për të përshkallëzuar dhunën mund të rezultojë fatale për ata që e frymëzojnë. Regjimi i patronazhit, spiunimit ka sosur njëherë e përgjithmonë. Shqipëtarët  nuk duhet të vriten me shqiptarët për ata që kanë frikë nga drejtësia. Ato që kanë frikë nga vota e barabartë kanë frikë nga drejtësia që kanë kapur nga fyti për shkak të zullumeve që kanë bërë,”- tha Meta.

SHKARKO APP