Meta: Patronazhistët provokojnë vajzën e vogël, pika ime e dobët! Ja mesazhi që i kanë dërguar

Në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp, Presidenti Ilir Meta tha se patronazhistët kanë shqetësuar edhe vajzën e vogël, me lajme të rreme ku i shprehen që Ilir Meta të ruajë figurën e Presidentit.

”10 mijë fuksa janë shtuar në administratë. patronazhistët më ngacmojnë edhe vajzën e vogël, duke e ditur se e kam pikë të dobët. Para disa ditësh i kishin dhënë një lajm që kisha ngacmuar gruan e Damian Gjiknurit. Më tha babi mos pi më të lutem, ç’punë ke me gruan e tij. Më tregoi lajmin, thashë mos kam bërë ndonjë lapsus, por jo i thashë, unë kam thënë gurunë, jo gruan. Mora Tedin dhe i thashë ta korigjojë se është gabim. I dërgojnë gocës vazhdimisht dhe i thonë thuaj babit të mos pijë më, të mos ngrejë zërin, por të ruajë figurën e Presidentit”,-tha Meta.

SHKARKO APP