Meta: PD jo e sinqertë me qytetarët
Aleanca për Shqipërinë Europiane është aleanca e të stomes dhe të ardhmes. Aleanca jonë është një aleancë për qytetarin, është një aleancë pa paragjykime përballë atyre që duan punën dhe të ardhmen e tyre.
Jemi një aleancë që në fokus ka zgjidhjen e problemit të qytetarit. Është një aleancë e hapur, pa dallime politike apo krahinore, është aleanca juaj, jo e ambicieve politike.
Kështu iu drejtua Kreu i Kuvendit Ilir Meta, njëkohësisht edhe Kryetar i LSI-së, të pranishmëve në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, gjatë prezantimit të 61 kandidatëve të ASHE për Shqipërinë Europiane.
Ai garantoi se Aleanca për Shqipërinë Europiane do të fitojë në të 61 bashkitë e vendit, pasi nga njëra anë është sinqeriteti i projektit për qytetarët dhe nga krahu tjetër, projekti politik përmes zgjedhjeve lokale.
"Do ketë më shumë instrumente për të garantuar më shumë shërbime dhe punësim.
Do të kenë mbështetjen e mazhorancës. Ky nuk është kërcënim për të mos votuar PD, por PD nuk ka kurajë për të qenë e sinqertë dhe deformon fjalët tona.
Ata kërkojnë Bashkitë për politikë, për të bllokuar qeverinë, me qëllim zhvillimin e betejës politike për zgjedhje e pas 20 viteve.
Mesazhi ynë është për të ecur më shpejt në rrugën, jo vetëm të integrimit, por edhe të realizimit të qëllimit tonë, besojmë se duke fituar bindshëm më 21 qershor, të gjitha energjitë tona i investojmë për projektin tonë të përbashkëta.
PD për fat të keq nuk ka kurajon për të qenë e sinqertë, pasi ajo i do bashkitë për t’i përdorur kundra qeverisë.
Qëllimi ynë është shumë i thjeshtë e i qartë: I duam bashkitë për qytetarët, për të ofruar më shumë shërbime, për t’i zgjidhur problemet e përditshme. Ndaj mesazhi ynë sot është shumë i qartë.
Të fitojmë për të ecur më shpejtë në rrugën drejt integrimit, por edhe modernizimit dhe realizimit të programit tonë", tha Ilir Meta.