Meta: PD mbron një falsifikator. Paloka: Heqjen e imunitetit e bëjmë me dashuri dhe qetësi
Meta ka marrë fjalën pas deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ka marrë të mirëqenë akuzat e bëra një ditë më parë nga Tom Doshi, sipas të cilit Durim Bami është kërcënuar në qeli me vrasjen e fëmijëve nëse do të flasë. “Këtë falsifikator keni marrë përsipër të mbroni, merreni dhe dilni dhe në fushatë me të, edhe në Shkodër, do ju vlerësojnë shkodranët juve personalisht, sidomos demokratët”, i'u drejtua Meta deputetëve të opozitës. Kreu i Kuvendit tha më tej se “opozita i mban iso personit që e panë të gjithë shqiptarët për presionin që ushtroi ndaj prokurorëve.
“Ju kërkoj që ju të respektoni kërkesën e kryetarit të grupit parlamentar të PD, që të paraqesë qëndrimin apo raportin e tij. Sa i takon se çfarë tha zëdhënësi i Tomës për xhelatin dhe xhelatët, nuk kam asnjë vërejtje dhe keqardhje. Ju e dini se ekspozimi i çdo prove që është në hetim para se të shkojë në gjykatë e bën provën të pavlefshme", deklaroi Meta.
Në reagim ndaj deklaratës së bërë nga Meta, kreu i Grupit Parlamentar demokrat Edi Paloka, u shpreh se në bazë të Rregullores së Kuvendit, fjala në seancë i jepet vetëm deputetëve që kërkohet heqja e imunitetit. “Nëse ju z. Kryesues i seancës ke vendosur heqjen e imunitetit për Ilir Metën, ne jemi absolutisht dakort që ta bëjmë këtë me shumë dashuri dhe qetësi", tha Paloka.
Debatet në Kuvend
Meta: I nderuar zoti drejtues i seancës
Opozita: Jep dorëheqjen
Meta: Zoti Beqaj, ju lutem ilaçet.
Personalisht ndihem shumë mirë që jam ulur në vendin tuaj (duke ju drejtuar Dules). Ju përgëzoj për tolerancën tuaj të jashtëzakonshme, por dua t’ju kritikoj për intolerancën tuaj të treguar pak më parë këtu. Keni bërë të gjitha veprimet për një procedurë sa më transparente.
Topalli: Jep dorëheqjen
Meta: Një deputet ka falsifikuar raport mjekësor për të shmangur ballafaqimin me të vërtetat.
Deputetët e opozitës: Jep dorëheqjen
Meta: Filluan krizat zoti Beqaj, ilaçet. Këtë falsifikator keni marrë përsipër të mbroni, merreni dhe dilni dhe në fushatë me të, edhe në Shkodër, do ju vlerësojnë shkodranët juve personalisht. Opozita i mban iso presionit ndaj prokurorëve, ju kërkoj që ju të respektoni kërkesën e kryetarit të grupit parlamentar të PD, që të paraqesë qëndrimin apo raportin e tij. Sa i takon se çfarë tha zëdhënësi i Tomës për xhelatin dhe xhelatët, nuk kam asnjë vërejtje dhe keqardhje. Ju e dini se ekspozimi i çdo prove që është në hetim, para se të shkojë në gjykatë, e bën provën të pavlefshme".