Meta: PD po shfrytëzon dekriminalizimin

Nje dite pasi Parlamenti i hapi rruge per here te pare ne kete legjislature arrestimit te dy deputeteve, kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka shfrytëzuar nje ceremoni për 95-vjetorin e parlamentit te pare shqiptar per te pranuar se niveli i deputeteve krahasuar me vitet e para te pluralizmit ka rene.

Meta ka sulmuar edhe opozitën dhe rolin e saj ne komisionin per dekriminalizimin duke dale kundër propozimeve te saj ne lidhje me përjashtimin nga jeta politike te personave me rekorde kriminale.

Por per kryetarin e Kuvendit, i cili prej disa javësh, pas akuzave te deputetit Doshi është vendosur ne qendër te sulmit te opozitës gjate seancave plenare; ka kërkuar edhe nje kod te ri etike te komunikimit ne parlament; nje sfide kjo qe duket e vështire.

SHKARKO APP