Meta-Pendarovski: Bashkëpunim rajonal kundër pandemisë së Covid-19

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Panderovski. Të dy Presidentët diskutuan mbi gjendjen aktuale dhe masat e marra nga të dyja shtetet për përballimin e situatës së vështirë të krijuar nga pandemia Covid-19, si dhe vlerësuan ndihmën e Bashkimit Europian për tejkalimin e saj.

Meta dhe Pendarovski shprehën vullnetin për shkëmbimin e përvojave dhe koordinimin ku të jetë nevoja, me qëllim tejkalimin sa më të shpejtë të krizës shëndetësore dhe social-ekonomike, në frymën e solidaritetit dhe bashkëpunimit rajonal.

Presidenti Meta u interesua në veçanti për situatën në zonat e banuara nga shqiptarët dhe shprehu kënaqësinë për kujdesin e treguar dhe masat e marra nga autoritetet shtetërore. Gjithashtu, Kreu i Shtetit shqiptar shprehu kënaqësinë që deri tani në Bashkinë e Pustecit fatmirësisht nuk kemi asnjë rast shqetësues. Presidenti Meta përshëndeti anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, duke vlerësuar se ky vendim i shërben forcimit të sigurisë, stabilitetit e paqes jo vetëm në rajonin tonë.

SHKARKO APP