Meta për kërcënimin e kandidatit të PD: Të zbardhet ngjarja, Kapri të vazhdojë garën

 

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka reaguar lidhur me kërcënimin e kandidatit të PD për Pogradecin Eduart Kapri.

Meta ka dënuar kërcënimin ndaj tij dhe ka kërkuar që të hetohet ngjarja.

Ai tha se nëse rezulton e vërtetë ngjarja të ndëshkohen përgjegjësit.

Njëkohësisht Meta ka inkurajuar Kaprin të vazhdojë i qetë garën dhe i ka uruar suksese.

Më herët kreu i grupit parlamentar demokrat,Edi Paloka, deklaroi se kandidati Eduard Kapri është kërcënuar përmes mesazheve telefonike, përmes të cilave i kërkohej të tërhiqej nga gara brenda tre ditësh ose do të kishte pasoja.

SHKARKO APP