Meta për ndryshimet në Kodin Penal: Deri në minutën e fundit të merren parasysh propozimet

Presidenti Ilir Meta kërkon nga mazhoranca që të marrë parasysh propozimet që janë bërë për të mos ndryshuar Kodin Penal. Në një intervistë për emisionin “Byro Politike” të gazetares Juli Xhokaxhi në “Abc News”, Presidenti u shpreh se këto ndryshime nuk duhet të bien ndesh me Konventën Europian të të Drejtave të Njeriut.

“Duhet të presim derisa Parlamenti të përmbyllë punimet e tij dhe të shprehet për këto ndryshime në Kodin Penal. Mund t’ju them që drafti i parë i bërë publik ka sjellë mjaft shqetësime dhe shumë prej këtyre shqetësimeve kanë qenë të drejta dhe legjitime. Përballimi i një situate të tillë nuk ka qenë plotësisht i parashikuar në Kodin tonë Penal dhe në këtë drejtim mendoj që nuk synohet apo në çdo rast nuk duhet të synohet për ta përdorur këtë situatë për të shkelur të drejtat e qytetarëve, por për të ndëshkuar ata persona qe më ndërgjegje krijojnë me dashje probleme me pasoja të rënda për jetën e qytetarëve. Ka patur një proces bashkëpunimi dhe shkëmbimi idesh që deri në minutën e fundit duhet punuar me përgjegjshmëri për të realizuar ndryshime që nuk bien ndesh me Kushtetutën dhe Konvetën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Është shumë e rëndësishme që reflektimet të vazhdojnë deri në minutën e fundit në mënyrë që këto masa të jenë në funksion të qëllimeve pozitive”,– tha kreu i shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?