Meta për pranimet në universitete: Zbatim transparent të ligjit

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta nga Shkodra i është përgjigjur interesit të gazetarëve lidhur me disa problematika, siç është çështja e maturantëve për pranimet në Universitete dhe për luftën kundër kanabisit.

Përsa i përket pranimeve në universitete, lideri i LSI-së tha se ne e kemi mbështetur ligjin për Arsimin e Lartë, por vijoi ai, kemi shprehur qartësisht se është e rëndësishme bashkëpunimi me grupet e interesit për zbatimin e tij.

LSI e ka mbështetur reformën dhe ligjin “Për arsimin e lartë”, por, ne jemi shprehur qartë se e rëndësishme është mënyra si do të zbatohet ky ligj, nxjerrja në kohë e akteve nënligjore në funksion të tij, si dhe bashkëpunimi me grupet e interesit për një zbatim transparent, në mënyrë që asnjë maturant që ka fituar, në fund të procesit të mos ndihet i lënduar, theksoi Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i LSI-së, iu përgjigj pyetjes së medias edhe për çështjen e trafikut të kanabisit në vend. Ai tha se kjo është tejet serioze ndonëse ka ekzistuar edhe më përpara. Meta e konsideroi të rëndësishëm bashkimin e forcave dhe përpjekjeve për t’u përballur më seriozisht me këtë fenomen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Meta ndodhej sot në Shkodër për të zhvilluar një takim me strukturat e LSI-së në kuadër të zgjedhjeve që po mban kjo forcë politike për postin e kryetarit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?