Meta për qëndrimet e Dovranit: Nuk i ofroj dot asistencë mjekësore. U bë pjesë e një plani mafioz
Presidenti Ilir Meta, në një intervistë për emisionin “Opinion” në televizionin “Klan” ka komentuar përplasjen me kreu e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Adrian Dovrani.
I pyetur për akuzat që Dovrani ka bërë sot në një reagim publik kundër institucionit të Presidentit të Republikës, Meta tha: “Asistence mjekësore nuk i ofroj dot Dvoranit. Ky person ka shqetësim etikën e Presidentit dhe jo faktin që është bërë palë e një plani mafioz për të hedhur në erë themelet kushtetuese të shtetit të së drejtës!”.