Meta për sulmin ndaj Policisë në Kosovë: Akte burracake, të shmanget përshkallëzimi i tensioneve
Teksa i quan akte burracake sulmin e policëve të Kosovës në Zubin Potok, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, bën thirrje që të shmanget përshkallëzimi i tensioneve. ”Bëj thirrje për shmangien e çdo provokimi dhe përshkallëzimi të tensioneve, që minojnë sigurinë e Kosovës, paqen dhe stabilitetin në rajon”.
Postimi i plotë
Dënoj me ashpërsi sulmin e dhunshëm dhe me armë ndaj autoriteteve policore të Kosovës, në Zubin Potok.
Kam besim të plotë se institucionet ligjzbatuese të Republikës së Kosovës do t’i zbardhin shumë shpejt këto akte burracake dhe do të vënë para drejtësisë autorët.
Bëj thirrje për shmangien e çdo provokimi dhe përshkallëzimi të tensioneve, që minojnë sigurinë e Kosovës, paqen dhe stabilitetin në rajon.